Image
Program
Baloni Gasrik Allurion

Ju Keni Fuqinë.

Baloni gastrik Allurion ju jep fuqinë për të ndalur urinë dhe për të humbur peshë. Është një revolucion - baloni gastrik i gëlltitshëm më pak se 20 minuta.

Baloni Gastrik Allurion gëlltitet në një kapsulë. Pasi pozicionohet ne stomak dhe fryhet, krijon ndjesinë e ngopjes dhe ndihmon në kontrollin e urisë.

Është e sigurt, jo e përhershme, e rekomanduar nga mjekët dhe mund t'ju ndihmojë të filloni një humbje mesatare prej 10-15% të peshës tuaj trupore në vetëm 16 javë së bashku me Programin Allurion i cili do t’ju të mbështesë plotësisht 6 muaj.

Rezervoni një konsultë falas
Image
Pill and Water
Gëlltitni kapsulën

Baloni Gastrik Allurion do të fryhet në stomak nga mjeku juaj

Image
Allurion Health Tracker
Mbështetje e humbjes së peshës

Urija juaj do të fillojë të stabilizohet dhe Programi 6-mujor i ndihmës mjekësore dhe ushqyese do t'ju japë ndihmën që ju nevojitet për të vazhduar përpara.

Image
Allurion Scale
Humbni mesatarisht 10-15% të peshës tuaj trupore

Pas 16 javësh, Baloni do të dalë natyshëm përmes aparatit tretes*, duke shënuar fillimin e udhëtimit tuaj për humbjen e peshës

Çfarë thonë njerëzit

14.3 Kg në 6 muaj*

“Unë kam qenë një bloger ushqimesh për 6 vjet. Deri më tani, kam humbur 14 kg falë Balonit Gastrik Allurion. Nuk ishte një vendim i lehtë, por kur e mendoj, ishte vendimi më i mirë që mund të kisha marrë. Jeta ime ndryshoi krejtësisht. Tani, madje kam filluar të eksploroj pjata të shëndetshme dhe rracionet e mia kanë mbetur më të vogla, edhe pasi baloni ka dalë."

Hesa
15.6 Kg në 16 javë*

"Allurion më ka dhënë një jetë krejt tjetër. Tani jam kthyer vet vetja. Ndihem më e shëndetshme tani që kam ulur BMI-në time. Dikur ecja për në shkollë dhe më merrej fryma, por tani nuk e kam më ate ndjesi”.

Selina
25 Kg në 6 muaj*

"Më pëlqen përqasja dixhitale e Programit Allurion dhe matja e peshës kohë pas kohe në më ndihmon vërtet në humbjen e peshës sime."

Jacque
13 Kg në 6 muaj*

"Ishte fantastike. Energjia dhe besimi im janë kthyer. Po futem në rroba që nuk i kam veshur për 3 vjet! "

Virginie

Hap pas hapi

01
Konsultimi fillestar me mjekun e çertifikuar

Procesi fillon me një konsultë fillestare me një nga mjekët tanë të çertifikuar, i cili do të shpjegojë procesin dhe do të sigurohet që të ndiheni të sigurt dhe të qetë. Ata do të diskutojnë qëllimet tuaja të humbjes së peshës dhe historinë e shëndetit për të sigurt që Baloni Gastrik Allurion është i përshtatshëm për ju.

02
Baloni pozicionohet në stomakun tuaj në një procedurë më pak se 20 minuta

Gëlltisni një kapsulë të vogël që përmban Balonin e shfryrë. Ajo është e lidhur me një kateter shumë të hollë që Mjeku do të përdorë për të fryrë Balonin me lëng mnjëherë pasi të pozicionohet në stomakun tuaj. Një grafi me rrezet X do të përdoret për tu siguruar që Baloni është në pozicionin e duhur dhe mbushet siç duhet përpara se kateteri të hiqet butësisht. Po, është realisht kaq e thjeshte!

03
Urija juaj përshtatet

Baloni do të zërë vend në stomakun tuaj duke lënë më pak hapësirë ​​për ushqim. Ndiheni më pak të uritur, hani më pak dhe bini në peshë. Ju gjithashtu do të merrni një peshore të lidhur me Allurion, Gjurmuesin e Shëndetit Allurion dhe Aplikacionin Allurion Mobile për të monitoruar arritjet tuaja dhe për të ndarë suksesin tuaj me ekipin e kujdesit.

04
Do të rivendosni marrëdhënien tuaj me ushqimin

Do të mbështeteni nga një ekip i përkushtuar shëndetësor për t’ju ndihmuar në ndryshimin e sjelljes suaj të ngrënies dhe humbjen e peshës për një kohë të gjatë.

05
Do të arrini qëllime afatgjata për humbjen e peshës

Pas afërsisht 16 javësh, Balloni shfryhet natyrshëm dhe kalon përmes sistemit të tretjes *. Ekipi i mbështetjes mbetet pranë për t'ju ndihmuar të ruani marrëdhënien tuaj të re me ushqimin dhe të mbani peshën larg. Programi Allurion ka treguar se deri në 95% të humbjes mesatare të peshës mund të mbahet 1 vit pasi Balloni të dalë nga trupi.

Image
allurion doctor

Shkenca

Humbni mesatarisht 10-15% të peshës trupore.

Me 51,284 Balona të shpërndara në të gjithë botën, Allurion mbështetet nga prova klinike.

Si funksionon?
Image
Girl smiling with green background

Rezultatet

Shiko faqen